Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klos-Mat, gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçarit të mbytur në lumë

Klos-Mat, gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçarit të mbytur në lumë
November 10
16:34 2016

Nga Anduena Llabani

Klos – Mat. Në lidhje me kërkimet për gjetjen e shtetasit Xhevahir Ndoji, ju informojmë se: Rreth orës 15:00, të datës 10.11.2016, shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me efektivat e Stacionit të Policisë Klos, si dhe me familjarët e tij, që dyshonin se Ndoji ishte mbytur në përroin e Planit të Bardhë, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të këtij shtetasi.

Policia, në bashkëpunim me familjarët, pas dy ditë kërkimesh duke krehur të dyja anët e lumit, në vendin e quajtur “Myza e Gjetanit”, rreth një kilometër larg Liqenit të Ulzës, ka gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit Xhevahir Ndoji, 43 vjeç, banues në Plan i Bardhë.

Trupi është gjetur rreth 30 kilometra larg makinës dhe vendit ku e rrëmbeu rrjedha e përroit (Ura e Filatit, ku bashkohet Përroi i Planit të Bardhë me lumin Mat).

Kufoma është identifikuar nga vëllai i viktimës.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje. Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara si pasojë e mbytjes në lumë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje