Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klounët “vrasës”, terror në SHBA

Klounët “vrasës”, terror në SHBA
October 03
17:22 2016

Kur përmendim vjeshtën apo muajin tetor menjëherë na vjen në mendje festa e Halloween-it.

Vetëm 2 javë na ndajnë nga përgatitjet e kësaj feste, por në SHBA gjërat kanë marrë për keq.

Në 24 shtete kanë ardhur ankesa nga qytetarë dhe familje të ndryshme, të cilët po terrorizohen nga klounë të frikshëm. Në mesin e tyre ishte edhe një zonjë, e cila deklaron se është sulmuar dhe ka parë fëmijë të tërhiqen në pyll nga disa figura të shpifura të veshur si klounë.

“Është e paligjshme. Është e papërshtatshme dhe po krijon shqetësim te komuniteti”, – shprehet sherifi i Greenville.

Ky mesazh vjen menjëherë pas 4 ankesave që deklaronin se klounë me pamje të frikshme janë shfaqur pranë parqeve të lodrave dhe blloqeve të apartamenteve. Prindërit kanë thënë edhe se klounët janë shfaqur me laserë të gjelbër.

Ndërkohë, ka raste të cilat kanë rezultuar fatale, siç është ai i studentit 16-vjeçar, i cili u godit për vdekje me thikë nga dikush i veshur si kloun.

Nga ana tjetër, rastet kur udhëtarë, turistë apo edhe vendas ndiqen nga klounë me armë të ftohta janë të panumërta.

Për të shmangur këtë, policia ka rritur numrin e patrullave në të gjithë vendin, madje është hapur edhe një numër telefoni i disponueshëm për rastet e emergjencës nga klounët. /Blitz.al/

 

38fddbe000000578-3817401-image-m-58_1475342752363 clown138fde46900000578-3817401-image-a-50_1475342561053 38fe5c2800000578-3817401-image-a-63_1475343138991  clown-3 ht_wasco_clown_kb_141013_16x9_992 wascoclown

Komento
Etiketimet
Shperndaje