Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KLD: Guximtar Boçi nga sot nuk do të jetë më as kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës dhe as gjyqtar

KLD: Guximtar Boçi nga sot nuk do të jetë më  as kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës dhe as gjyqtar
October 28
14:23 2016

Nga Anduena Llabani

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, pezullimin nga detyra të tij, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Ky kryetar gjykate nuk mund të jetë më. Nuk mund të jetë as gjyqtar. Do të kërkoj të pezullohet derisa të plotësohen procedurat për shkarkimin e tij. Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme dhe e papranueshme. Aq më tepër për një gjyqtar apo kryetar gjykate”.

Të thirrur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, anëtarët e KLD-së janë mbledhur në orën 13:00 bashkë me propozimin e ministrit Manjani. Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit u është vënë në dispozicion edhe një raport mbi punën e këtij gjyqtari.

Guximtar Boçi u përgjua nga një grua, së cilës i kishte kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në një çështje gjyqësore për një pronë.

Vendimi i KLD-së pritet t’u hapë rrugë hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje