Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo nuk pritej: Ylli Rakipi do të marrë vendin e Sokol Ballës të enjteve në Top Channel me “Të Paekspozuarit”!

Kjo nuk pritej: Ylli Rakipi do të marrë vendin e Sokol Ballës të enjteve në Top Channel me “Të Paekspozuarit”!
January 06
11:33 2018

Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel duket se po krijon “tërmet” në median shqiptare. Fillimisht pasi u konfirmua largimi i tij dhe oferta e re në Vizion Plus, të gjithë folën se “Top Story” tanimë do të moderohej nga Endri Xhafa, i cili ka marrë edhe rolin e Drejtorit të Informacionit në Top Channel.

E megjithatë, lajme.al, bën më dije nga burime të sigurta pranë tyre se të enjteve në Top Channel do të mund të shohim Ylli Rakipin me emisionin e tij “Të Paekspozuarit”.

Burime të lapsi.al thanë se Rakipi ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Top-it ndërsa ka parashtruar edhe kërkesat e tij. Sipas të njëjtave burime emisioni i Rakipit do të transmetohet vetëm ditëve të enjte në mbrëmje dhe jo nga e hëna në të enjte si Balla.

Gjithashtu të njëjtat burime për lajme.al tregojnë se në Vizion Plus, Balla do të marrë përsipër realizimin e një emisioni politik i cili do të transmetohet 1 ose 2 herë në javë, por jo 4 ditë të javës sa në TCH. Një prej ditëve të transmetimit do të jetë padyshim e enjtja. Burimet i thanë lapsi.al se Balla do të ketë edhe detyrën e Drejtorit Ekzekutiv, por jo të lajmeve. Mësohet se Balla ka arritur të siigurojë në kontratë një garanci për parapagim të pagës për tre vite.

Shperndaje