Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo mund të jetë arsyeja më e çuditshme për arrestimin e një pasagjeri në avion

Kjo mund të jetë arsyeja më e çuditshme për arrestimin e një pasagjeri në avion
March 31
08:48 2016

Një aeroplan  japonez mësohet se ka bërë kthim të detyruar në Hawai për shkak të një pasagjeri të dhunshëm që ndodhej në bord, i cili këmbëngulte të bënte joga dhe refuzonte të  ulej në vendin e tij. Piloti i avionit të kompanisë “United Airlines”, që duhej të nisej më  26 mars nga aeroporti ndërkombëtar i Honolulu- së për në aeroportin “Narita”, ka kthyer avionin pasi ka dëgjuar se Hyongtae Pae po u bërtiste pasagjerëve të tjerë dhe shtynte bashkëshorten e tij,- ka thënë FBI në një padi penale.

Zoti Pae tha për policinë se nuk donte të ulej në vendin e tij gjatë shërbimit të ushqimit, kështu që shkoi në pjesën e pasme të avionit dhe preferoi të meditonte. Ai u acarua kur e shoqja dhe stjuardesa i kërkuan të kthehej në vendin e tij dhe reagoi duke i shtyrë. Sipas ankesës, ai kërcënoi se do të vriste pasagjerë  dhe kishte bërtitur se nuk ka Zot. Ajo çfarë e acaronte atë ishte ideja se i gjithë ekuipazhi e kishte rrethuar. Gjyqtari Chang ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës për ta lejuar z. Pae të kthehet në shtëpi në Korenë e Jugut, sepse kjo do të thotë të udhëtojë me avion përsëri.  Jashtë gjykatës, avokati tha se klienti i tij është një fermer 72-vjeçar në pension, i cili ka udhëtuar nga Koreja e Jugut për të festuar përvjetorin e tij të 40-të martesës me një pushim në Hawai. Kjo ishte vizita e parë në Hawai e çiftit. Kohët e fundit i akuzuari bënte ushtrime  joga për ta ndihmuar me kontrollin e nervozizmit dhe ankthit, pasi kishte ndodhur të mos arrinte të flinte për rreth 11 ditë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje