Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kishin stampuar flamurin shqiptar në makinë, autoritetet malazeze gjobisin shqiptarët që ktheheshin nga Franca

Kishin stampuar flamurin shqiptar në makinë, autoritetet malazeze gjobisin shqiptarët që ktheheshin nga Franca
June 23
11:26 2016

Autoritetet malazeze kanë gjobitur me 230 euro katër shtetas shqiptarë që po ktheheshin nga Franca pas përfundimit të rrugëtimit të Kombëtares Shqiptare në “Euro 2016”. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvas dhe shkak është bërë stampimi i flamurit të Shqipërisë në automjetin e tyre.

Sipas të përditshmes “Vijesti”, ky vendimi u morr për shkak se gjesti i shqiptarëve është cilësuar si provokim ndaj turistëve. Më tej, shkruhet se gjatë kalimit nëpër Budva, shqiptarët kanë kënduar dhe shkaktuar zhurmë. Me marrjen e urdhrit, policia lokale ka ndaluar mjetin tip “Golf” ku ndodheshin  katër shtetasit dhe ka kryer shoqërimin e tyre për në komisariat.

Shtetasit shqiptarë janë detyruar të heqin flamurin e stampuar në mjet dhe pasi kanë paguar gjobën, kanë vijuar rrugën e kthimit.

Burimi: Gazeta Express

Etiketimet
Shperndaje