Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kisha vëllain në Durrës: Hygerta Sako tregon përjetimin e tmerrshëm të tërmetit

Kisha vëllain në Durrës: Hygerta Sako tregon përjetimin e tmerrshëm të tërmetit
November 30
14:17 2019

Tërmeti i ka prekur të gjithë, disa fizkisht, disa në dëme materiale e disa të tjerë plot ankth për vete, të afërmit e tyre, të njohur e të panjohur, të pasur e jo të pasur. E ftuar tek “Ftesë në 5”, moderatorja e njohur tregoi tmerrin e tërmetit që tronditi shqipërinë të martën në mëngjes.

Hygerta rrëfeu se për shkak të ndjeshmërisë së saj të madhe, nuk mundet që të gjendet afër familjeve të prekura nga tërmeti.

“Nuk mundem të shkoj afër të prekurve sepse do të duhen ata të merren me mua pastaj. Nuk mundem!”, është shprehur moderatorja.

Ajo është shprehur se ka dhënë kontributin e saj nëpërmjet një nisme që ka organizuar Televizioni Shqiptar.

Ndërkohë vëllai i Hygertës, bashkeshorti i kryetares se bashkise se Durresit, jeton në qytetin bregdetar dhe frika ka qenë dy-fish. Ajo tregoi se shtëpia e vëllait të saj është dëmtuar shumë.

“Vëllai im jeton ende në Durrës, së bashku me bashkëshorten dhe dy mbesat e mia. Shtëpia e vëllait ka patur dëmtime, çarje muresh dhe thyerje xhamash. Ata nuk jetojnë më në shtëpi për shkak të frikës”, tha Hygerta.

Share