Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kisha Ortodokse kërkesë qeverisë: “Fotot e nuseve pranë ikonave, fyerje ndaj kishës. Ndalojini!”

Kisha Ortodokse kërkesë qeverisë: “Fotot e nuseve pranë ikonave, fyerje ndaj kishës. Ndalojini!”
March 16
11:41 2016

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me reklamat dhe promovimet e ndryshme që bëhen nga modele, duke u veshur me fustane nusërie, brenda ambienteve të shenjta. Sipas Kishës, kjo është  fyerje ndaj tyre.

Me anë të një kërkese drejtuar autoriteteve qeveritare, kisha kërkon zbatimin e marrëveshjes që kanë lidhur më parë: “Qeveria të zbatojë marrëveshjen që ka me ne. Të na kthehen ikonat, vendet e shenjta, manastiret. Publikimi i fotove tek ikonat është fyerje ndaj kishës. Veprime të tilla nuk promovojnë trashëgiminë. Sakrilegje të tilla nuk bëhen në objektet e feve të tjera”.

Nga ana tjetër, kisha akuzoi shtetin se jep leje që përdhosin shenjtërinë e saj.

Komento
Shperndaje