Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kinë, zbulohet mashtrimi prej 61 milionë £ me vaksinat vdekjeprurëse

Kinë, zbulohet mashtrimi prej 61 milionë £ me vaksinat vdekjeprurëse
March 21
10:58 2016

Nënë e bijë janë arrestuar në Kinë pasi policia ka zbuluar një tregti të paligjshme të vaksinave me vlerë rreth  61 milionë £, duke i ekspozuar potencialisht pacientët ndaj drogave të rrezikshme. Të paktën 300 persona kanë qenë të përfshirë në tregtinë e vaksinave të bëra nga prodhues të licencuar, por që nuk janë ruajtur siç duhet para se të arrijnë te blerësit.
“Vaksina të tilla janë tepër të rrezikshme dhe kanë efekte anësore, deri në atë pikë sa mund të themi qartë se mund të shkaktojnë kufizim në aftësi ose edhe vdekje”,- ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”.

Nëna dhe vajza kanë shitur në mënyrë të paligjshme rreth 25 lloje të ndryshme vaksinash për raste të tilla, si: lija e dhenve, hepatiti A, gripi, tërbimi dhe meningjiti. Ende është e paqartë sesa vaksinat janë përhapur në treg. Policia ka kryer të paktën 20 operacione që nga momenti që arrestuan nënën, një ish-mjeke dhe të bijën, e diplomuar në shkollë mjekësore nga provinca lindore Shandong. Edhe pse ngjarja ka ndodhur prillin e kaluar mbetet e paqartë pse është zgjedhur të bëhet publike pas kaq kohësh, madje duke dhënë edhe shumë pak detaje. Gruaja 47 vjeçe me mbiemrin Pang thuhet se është dënuar për shitjen e paligjshme të vaksinave.

Kina është tregu i dytë më i madh në botë për drogat, por sektori shëndetësor dhe përfshirja në tregun e zi, mesa duket, është duke u përhapur në gjerësi. Pacientët, në pamundësi për të marrë vaksinat, i kërkojnë ato produkte pa leje nëpërmjet kanaleve jozyrtare. Individët që tregtojnë vaksina kërkojnë licenca sipas ligjit kinez, i cili gjithashtu përcakton se drogat duhet të ruhen dhe të transportohen në temperatura midis 2-8 gradë Celsius. Dy gratë i kanë mbajtur vaksinat në temperaturën 14 gradë Celsius. Autoritetet tani janë duke u përpjekur për të identifikuar ndonjë “viktimë” të mundshme të mashtrimit dhe po u bëjnë thirrje qendrave të vaksinimit të bëjnë publike të dhënat e tyre.

Komento
Shperndaje