Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kinë, shkalla elektrike “thith” trupin e të riut

May 31
14:39 2016

...

...
Picture 1 of 6

Një burrë ka shpëtuar paq pas një aksidenti të dhimbshëm, edhe pse ka mbetur i plagosur rëndë.

I riu nga Kina, pjesë e stafit për riparimin e shkallëve elektrike, ka qenë duke punuar për rregullimin e një defekti të shkallës kur papritur ajo e ka “thithur” brenda trupin e tij dhe mekanizmi i shkallëve  ka filluar të lëvizë.  Skena ishte me të vërtetë tronditëse pasi i riu është zhdukur brenda mekanizmit të brendshëm të shkallëve dhe e vetmja gjë që mund të shihej prej tij ishte koka. Tronditja ishte shumë e madhe, por fatmirësisht njerëzit i kanë ardhur në ndihmë, edhe pse plagët e marra në trup ishin të rënda. Zjarrfikësit dhe të pranishmit i kanë shpëtuar jetën para se shkallët të ushtronin presion të tepërt mbi të.  Ai menjëherë është transportuar në spital, por nuk dihet ende nëse është jashtë rrezikut për jetën.

Mesa duket, shkalla papritmas ishte bërë funksionale ndërkohë që i riu nga Kina përpiqej ta riparonte. Shkaku i ngjarjes mbetet ende i panjohur.

Komento
Shperndaje