Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kinë, mësuesi godet 11-vjeçarin me kabllo elektrike

Kinë, mësuesi godet 11-vjeçarin me kabllo elektrike
June 22
14:26 2016

Një mësues në Kinë ka goditur një 11-vjeçar në këmbë dhe shpinë pasi ky i fundit bëri një gabim në matematikë.  Sjellja e pakuptueshme e mësuesit ka tronditur rrjetin social Weibo pasi janë postuar fotot e plagëve në trupin e djalit të vogël.

Mësuesi është pezulluar nga puna dhe mësohet se mjeti me të cilin e ka goditur 11-vjeçarin  ka qenë një pjesë e kabllove që përdoren për transmetimin e energjisë elektrike. Thuhet se ai e ka ndëshkuar nxënësin për ta kthyer në shembull për nxënësit e tjerë. Djali i vogël fillimisht i ka fshehur plagët nga gjyshërit me të cilët jeton. Por 11-vjeçari u detyrua të shtrohej për tri ditë në spital për të kuruar plagët e marra nga dhuna e mësuesit.

Etiketimet
Shperndaje