Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kina përforcon masat e sigurisë në aeroporte pas sulmeve në Bruksel

Kina përforcon masat  e sigurisë në aeroporte pas sulmeve në Bruksel
March 26
11:10 2016

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, shumë shtete kanë shtuar masat e sigurisë në çdo pikë kufitare, për çdo lloj transporti. Shumica e këtyre vendeve i përkasin Bashkimit Europian, ku edhe frika është më e madhe.

Megjithatë, edhe pse larg problematikave të refugjatëve dhe ISIS-it, edhe Kina ka vendosur të përforcojë masat e sigurisë në aeroporte. Lajm bëhet i ditur nga Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil.

Masat e shtuara të sigurisë kanë të bëjnë  me kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të aeroporteve, si dhe verifikimin e mjeteve të identifikimit në stacionet hekurudhore. Gjithashtu po kryhen kontrolle rutinë edhe në pjesën e jashtme të terminaleve, ritual që nuk ka qenë në rregulloren e aeroporteve të Kinës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje