Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Jong ekzekuton dy zyrtarë të lartë koreanë

Kim Jong ekzekuton dy zyrtarë të lartë koreanë
August 30
10:04 2016

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-u, ka urdhëruar ekzekutimin publik të dy liderëve të lartë me armë anti-ajrore. Sipas mediave në Korenë e Jugut, këto ekzekutime s’janë gjë tjetër veçse fillimi i “mbretërimit” të terrorit si pasojë e një sërë dezertimesh.

Burime të gazetës “JoongAng Ilbo” në Korenë e Jugut shprehen se një ndër të ekzekutuarit është një zyrtar në Ministrinë e Arsimit, Ri Yong, të cilin e zuri gjumi gjatë një takimi me liderin Kim Jong, veprim që shkaktoi zemërimin e këtij të fundit. “Ai u ekzekutua pas akuzave të tjera që dolën gjatë hetimit, si korrupsioni”, – shkruan gazeta.

Ndërsa zyrtari i dytë që u ekzekutua është Hwang Min, ish-ministër i Bujqësisë, i cili u ekzekutua sepse propozimet e bëra ishin konisderuar si sfidë e drejtpërdrejtë për Kim Jong-un. Detajet e këtyre propozimeve nuk janë bërë të ditura. Ekzekutimet u kryen me armë anti-ajrore në një akademi ushtarake në Phenian.

Gazeta e Koresë së Jugut shkruan se këto ekzekutime mund të konsiderohen si “mbretërim” i terrorit, në një kohë kur një sërë largimesh të zyrtarëve të lartë flasin për paqëndrueshmëri dhe përçarje brenda elitës së Koresë të Veriut. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje