Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kilometrat e Bashës, Rama ironizon: “Nuk ka nevojë për timon, por për këpucë”

Kilometrat e Bashës, Rama ironizon: “Nuk ka nevojë për timon, por për këpucë”
June 18
17:55 2017

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Bilisht, ku para qindra të pranishmëve ka ironizuar njoftimet e stafit të Bashës.

Sipas Ramës, Lulzim Basha po përsërit deklaratat qesharake si Berisha dikur që njoftonte thyerjet e rekordit të notit.

“15 kilometra ecje në këmbë. Basha e nisi ditën në këmbë në Kamëz, vazhdoi për Laprakë, e mbylli në këmbë në Paskuqan. E ka nisur në 9:00 të mëngjesit dhe stafi bën të ditur se ka ecur në këmbë 3 orë e 20 minuta pa ndalim. E kishim Saliun që thyen rekorde në ujë, kemi edhe Lulin që ecën në këmbë. Mbase ka dashur të thotë se nuk e do timonin pasi e bën rrugën në këmbë, por do këpucë”, – ironizoi Rama.

Ai tha se në fushatën e PD-së nuk ka këshilltarë gjermanë apo amerikanë.

“Ata kanë brenda vetëm shejtan. Shejtanin e politikës së vjetër që thotë gënje sa të mundesh. Unë u them të djathtëve të mos ndryshojnë bindje dhe të mos bëhen socialistë, por më 25 qershor ta kuptojnë mirë se është një zgjedhje për vendin”, – tha Rama në Bilisht.

Ditën e sotme, stafi pranë Lulzim Bashës njoftoi se ky i fundit ka ecur në këmbë mbi 3 orë nëpër Tiranë.

Kjo është një pjesë nga lajmërimi i Bashës.

Shperndaje