Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kili pranë kalimit të ligjit pro abortit

Kili pranë kalimit të ligjit pro abortit
March 18
23:00 2016

Kili është një nga 7 vendet e Amerikës Latine që e ndalon rreptësisht abortin. Ky vend, edhe pse me një shumicë të krishterë, e ka lejuar abortin deri në vitin 1989. Më pas, me ardhjen në pushtet të liderit Augusto Pinocheti, u ndalua.

Dhoma e Ulët e Kongresit të Kilit ka miratuar propozimin për të lejuar me ligj abortit në tre raste specifike që janë:

-rast përdhunimi;

-kur ekziston rreziku shëndetësor për nënën;

-kur fetusi nuk është i shëndetshëm.

Ky propozim tashmë i është kaluar Senatit,  që do të vendosë ta bëj ose jo ligj.

Shperndaje