Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KF Tirana me kërkesë zyrtare: Të ndëshkohet Laçi dhe gjyqtari Sadiku!

KF Tirana me kërkesë zyrtare: Të ndëshkohet Laçi dhe gjyqtari Sadiku!
September 13
18:02 2016

Klubi i Tiranës kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit që të marra masa ndëshkimore ndaj klubit të Laçit dhe gjyqtarit Remzi Sadiku pas skandalit në ndeshjen me këtë klub. KF Tirana akuzon klubin e Laçit si shkaktar të qëndrimit të tifozëve të Tiranës jashtë tribunave, çka dëmtoi mbarëvajtjen e takimit, ndërsa gjyqtarin Sadiku si protagonist negativ në dëm të skuadrës.

Reagimi i plotë i klubit Tirana

KF Tirana, pas denoncimit publik për skandalin në ndeshjen me Laçin, ka depozituar sot pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kërkesën e argumentuar për gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e fundit. KF Tirana ka kërkuar marrjen e masave ndëshkuese për Laçin si klub organizator i takimit dhe për gjyqtarin Remzi Sadiku, si përgjegjës për 11-metërshin e mohuar padrejtësisht.

KF Tirana bën apel publik për ndëshkimin e fajtorëve që dëmtuan mbarëvajtjen e takimit”,- shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu, i cili ka depozituar sot shkresën në FSHF. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje