Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kësaj i thonë të lindësh me këmishë! Nga kamariere, kjo vajzë bëhet pjesë e Kongresit Amerikan

Kësaj i thonë të lindësh me këmishë! Nga kamariere, kjo vajzë bëhet pjesë e Kongresit Amerikan
November 07
13:01 2018

Ditën e djeshme janë mbajtur zgjedhjet e Kongresit në Amerikë, ku janë zgjedhur mbi 100 gra.

Një ndër to ka qenë edhe vajza 29 vjeçare Alexandria Ocasio-Cortez, pjesë e Partisë Demokratike dhe me origjinë nga Puerto Rico. Ajo jo vetëm që ka thyer barrierat por do të futet edhe në historinë e Amerikës. A e dini pse?

Cortez ndërkohë që nisi fushatën punonte si kamariere. Ajo fitoi 57 % të votave në disa qarqe madje edhe në një ku nuk kishte kandiduar.

Fushata e saj është bërë për heqjen e ligjeve të emigracionit si dhe për hiqjen e tarifës së universiteteve publike. Pasi është zgjedhur pjesë  e Kongresit ajo ka thënë për Elle:

“Kur e nisa mendoja se nuk do ta fitoja. Sidomos kur isha në fillim, ka shumë inatçinj, që thonë “Kush je ti? Je thjesht një kameriere duke kandiduar për Kongres”. Kjo ishte e vërtetë. Kush mendoja se isha unë? Kur kaq shumë njerëz ta thonë këtë, mund të zhytesh. Shoqëria jonë i ul njerëzit në sasinë e parave që ata bëjnë dhe pozicionin e tyre profesional, që është shumë demoralizuese. E dija që unë isha një edukator, e dija se isha organizatore … E dija se ajo që po bënim ishte e drejtë. Gjithmonë kam qenë e bindur se ajo që po bëja ishte gjëja e duhur. Por më duheshin muaj, muaj dhe muaj për të bindur veten dhe për të bindur të tjerët se isha zgjedhja e duhur”

Image result for alexandria ocasio-cortez

Pra ky është një ndër rastet e rralla dhe mund të themi se vajza ka qenë vërtet me fat…/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje