Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkuan para për zhbllokimin e një subjekti privat, pranga një inspektori të AKU-t, një tjetër në kërkim

Kërkuan para për zhbllokimin e një subjekti privat, pranga një inspektori të AKU-t, një tjetër në kërkim
September 20
18:49 2016

Nga Anduena Llabani

Sot më datë 20.09.2016, në orën 15:00, nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Forcë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit:

  • Indrit Korbi, 37 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”. Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: E.B., 33 vjeç, lindur në Gjilan – Kosovë, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit)”, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektorë në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekësh të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Indrit Korbi (i ndaluar) dhe E.B. (në mungesë), për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

Shperndaje