Blitz

 Breaking News

Kërkonte litar për të vrarë veten, zbulohet mashtrimi i djalit “të bullizuar”: Është 18 vjeç, gjithçka e bëri për para

Kërkonte litar për të vrarë veten, zbulohet mashtrimi i djalit “të bullizuar”: Është 18 vjeç, gjithçka e bëri për para
February 23
11:49 2020

Një video ku shfaqet një djalë 9-vjeçar i bullizuar e kërkon të vras veten, bëri xhiron e rrjetit në të gjithë botën.

Yarraka Bayles, nga Brisbane, në Australi, ka filmuar të birin, Quaden, që qante në makinë, pasi ajo e kishte marrë nga shkolla, dhe e ndau atë në “facebook”. Djaloshi, që ka formën më të zakonshme të nanizmit, të quajtur akondroplasia, i thotë të ëmës: “më jep një litar, dua të vras veten”.

Në videon trazuese, që ka më shumë se tre milionë shikime, Quaden thotë po ashtu: Unë dua ti ngul një thikë vetes në zemër. Dua që dikush të më vrasë…

Pas ndarjes së videos në mediat sociale, Bayles, është përballur me një pafundësi mesazhesh mbështetëse nga miq por edhe të huaj. Madje edhe ekipi lokal i basketbollit, ka kontaktuar me familjen dhe ka ftuar vogëlushin të dalë në fushë me ta të shtunën.

 

Vetë e ëma, thotë se e ndau videon në “facebook” në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e bullizmit. Ajo thotë se normalisht, momente të tilla shqetësuese zgjedh ti mbaj për vete, por këtë radhë kishte ndjerë se nuk kishte mundësi tjetër veçse ta ndante me publikun.

Video u shpërnda në të gjithë botën dhe komediani Brad Williams, hapi faqen GoFundMe, në mënyrë të tillë që të gjithë të kontribuonin që djali të shkonte në një udhëtim për në Disneyland. Kështu ai do të shikonte se bota është edhe e bukur.

Mirëpo, tashmë në media ndërkombëtare po përflitet se interpretimi i tij ishte një mashtrim dhe Bayles është 18-vjeç.

Prej kohësh, ai ka në përdorim një llogari në Instagram, ku ishte shumë aktiv. Por pak para publikimit të kësaj video, Bayles ka fshirë fotot e 18-vjetorit, në të cilat shfaqej duke festuar ditëlindjen.

Të gjithë këtë interpretim, ai e ka bërë për të fituar disa lekë më shumë. Këto dyshime pritet të vërtetohen më thellësisht, që të arrihet në një përfundim të qartë rreth djalit.

Por ka edhe të tjerë që shprehen se historia është e vërtetë.

Në një intervistë të vitit 2015 në “Studio 10” të Australian Network Ten, Bayles u prezantua si katër vjeç.

“Quaden Bayles është katër vjeç, dhe ky djalë i vogël nga Brisbane është një central elektrik”, tha moderatori i “Studio 10”.

Ndërsa shtoi: “Ai po inspiron ngritjen e një fushate për të rritur ndërgjegjësimin për xhuxhët. Tashmë është mbështetur nga shumë të famshëm.”

Intervista u postua në YouTube në 12 prill 2015 që do të thotë se djali ishte 4 vjeç në atë kohë dhe tani është maksimumi 9 vjeç.

 

 

Share