Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkohet largimi nga shkolla i fëmijës autik, babai: S’mund ta hedh në rrugë

Kërkohet largimi nga shkolla i fëmijës autik, babai: S’mund ta hedh në rrugë
October 07
18:17 2016

Një rast i rëndë është shënuar së fundmi në shkollën 9-vjeçare “Skënder Çaçi” në Tiranë, ku është kërkuar përjashtimi nga shkolla i një nxënësi të klasës së dytë, i cili është me autizëm.

Kanë qenë prindërit e nxënësve të tjerë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me mësuesen kujdestare, kanë zhvilluar një mbledhje për të cilën prindërit e Arlindit  nuk janë njoftuar. Atyre u është komunikuar më pas kërkesa e përbashkët për largimin nga shkolla të fëmijës autik.

“Mos e sill më në shkollë, mbaje në shtëpi”, – janë disa ndër fjalët që u janë komunikuar prindërve të 9-vjeçarit. Në reagimin e saj, Drejtoria Arsimore e Rrethit Tiranë ka hedhur poshtë kërkesën e prindërve duke u shprehur se ligjet ekzistuese lejojnë qëndrimin dhe integrimin e fëmijës autik në shkollën ku ai mëson.

Babai i fëmijës është shprehur në emisionin “Me zemër të hapur” se agresiviteti  i fëmijës përgjatë periudhës kur e ëma nuk ka qenë e pranishme në klasë ka shqetësuar prindërit e tjerë.

“Përjetova një stres të jashtëzakonshëm, ishte e pamundur të dëgjoja që i bëhej gjyqi një fëmije me autizëm, në këtë rast fëmija im. U kërkua të largohej në klasë tjetër. U thashë se të njëjtën gjë do bëjnë edhe ata. U arrit deri aty sa të thuhet për një fëmijë që s’do ikin 30 të tjerë, ta rrisin në shtëpi… këtu u largova! Më thanë që do shkonin në televizione, ndaj zgjodha unë i pari ta bëj publike historinë. Kam rezervat e mia për mësuesen kujdestare, i mirëkuptoj prindërit, i ftoj të na mirëkuptojnë edhe ata, pasi nuk mund ta hedhim djalin në rrugë”,- është shprehur ndër të tjera ai.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje