Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkimi për trajnerin e ri të Kombëtares, Donadoni: “Jam gati të vij, por ja çfarë duhet të bëjë Shqipëria”

Kërkimi për trajnerin e ri të Kombëtares, Donadoni: “Jam gati të vij, por ja çfarë duhet të bëjë Shqipëria”
March 29
14:29 2019

Që pas shkarkimit të Christian Panucci-t, FSHF është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares. Ndër emrat që janë lidhur më shumë me stolin kuqezi janë Edy Reja, Besnik Hasi dhe së fundmi, legjenda e Milanit, Roberto Donadoni.

Gjashtë herë kampion  i Italisë me Milanin, tre herë kampion i Europës, me tetë klube të drejtuara në karrierën e tij si trajner dhe më një eksperiencë dy vjeçare në krye të pankinës së Italisë, Donadoni do ishte kandidati perfekt për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

President i FSHF-së, Armand Duka pas ditë më parë u shpreh se padyshim që do e konsideronte italianin, mgjithatë ardhja e tij do të ishte një luks për Kombëtaren tonë, më shumë për koston financiare se sa për reputacionin dhe staturën e jashtëzakonshme që ka. Por çfarë thotë vetë Roberto Donadoni për mundësinë e e të qënit trajner i Shqipërisë?

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ai ka mohuar që të ketë pasur negociata apo kontakte me federatën tonë të futbollit, por gjithsesi nuk ja ka mbyllur derën kësaj experience. “Jam gati, por duhet të më luteni ju mua”- ishte konteksti i përgjigjes së Donadonit, një sjellje tiptike e atyre që ja dinë vlerën vetes. “Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të federatë shqiptare. Por nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë pa dyshim që do të flasim. Deri tani nuk kemi asgjë konkrete. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq. Respektoj punën e të gjithëve dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të jap detaje”- është përgjigja e plotë e ish-futbollistit të Milanit.

Gjithsesi derisa të ketë një ofertë zyrtare nuk mund të themi me siguri nëse Donadoni do ta konsideronte vërtetë stolin kuqezi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje