Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkesë e FIFA-s dhe UEFA-s, japin dorëheqjen dy drejtues të Federatës Kosovare të Futbollit

Kërkesë e FIFA-s dhe UEFA-s, japin dorëheqjen dy drejtues të Federatës Kosovare të Futbollit
October 11
21:25 2016

Dy zyrtarë të lartë në Federatën Kosovare të Futbollit kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Bëhet fjalë për zv/presidentin e FFK-së, Bekim Haxhiu dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Murat Hoxha.

Ky vendim nuk është marrë për shkak të rezultateve të dobëta deri tani të përfaqësues kosovare, por si kërkesë e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat kanë si parim shkëputjen e sportit nga politika.

Të dyja këto organizma nuk lejojnë ndërhyrjen e politikës në çështje që lidhen me administrimin e futbollit. Duke qenë se Haxhiu dhe Hoxha binin ndesh me këtë parim, është kërkuar dorëheqja e tyre.

Në një deklaratë për mediat, dy zyrtarët kanë bërë me dije se do të shkëputen nga FFK-ja për të mos rrezikuar ndonjë sanksion të mundshëm.

Komento
Shperndaje