Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kërkesa për shkarkim/ Presidenti Meta sot para Komisionit Hetimor, ja kush e shoqëron

Kërkesa për shkarkim/ Presidenti Meta sot para Komisionit Hetimor, ja kush e shoqëron
September 09
08:05 2019

Ashtu siç ishte përcaktuar, presidenti Ilir Meta do të jetë sot përballë Komisionit Hetimor, që është ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij. Kuvendi ka thirrur kreun e shtetit në orën 10:00, ndërkohë që ky i fundit ka njoftuar se do të paraqitet aty në 09:59.

Kërkesës së Kuvendit për të qenë i pranishëm para Komisionit, Meta iu përgjigj pozitivisht, duke konfirmuar kështu prezencën e tij, ku do të merret në pyetje në lidhje me zhdrekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhje, për të vendosur një tjetër të re.

Sipas “BalkanWeb” Meta do të shoqërohet në Komision nga Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj si dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Plani hetimor që do të ndjekë maxhoranca, i miratuar më parë nga komisioni, në thelb synon hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Hapi i parë procedural që do të ndiqet është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit. /Blitz.al/

Share