Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënon kryeministrja serbe: “Kemi forcuar ushtrinë dhe shpresoj që mos ta përdorim”

Kërcënon kryeministrja serbe: “Kemi forcuar ushtrinë dhe shpresoj që mos ta përdorim”
December 05
18:51 2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, tha se shpreson se Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Brnabić për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas Ballkanweb Brnabić nuk e sqaroi se ku dhe kur i ka bërë Rama këto komente. Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje