Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënoi me armë të vëllanë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Kërcënoi me armë të vëllanë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
October 17
09:45 2016

Një krim në familje është parandaluar në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë. Ndërhyrja është kryer menjëherë pas një telefonate nga një qytetar, i cili denonconte dhunën e të vëllait dhe kërcënimin me armë të tij.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar edhe më parë. Në cilësinë e provës materiale është kryer sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të një arme zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

“Më datë 17.10.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë ndërhyrjes në kohë parandaluan një ngjarje të rëndë në një familje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi: – Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krëhër dhe 5 fishekë.”, citohet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

/Blitz.al/

policia

Komento
Etiketimet
Shperndaje