Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënoi ish-bashkëjetuesin e së motrës, ndalohet një person në Klos

Kërcënoi ish-bashkëjetuesin e së motrës, ndalohet një person në Klos
September 23
19:13 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Klosit ndërhyri menjëherë për të parandaluar një vrasje. Ajo ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Klos shtetasin që gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në televizionin “News 24” ka kërcënuar me jetë ish-bashkëjetuesin e motrës së tij.

Rreth orës 17:00, efektivat e Stacionit të Policisë Klos kanë bërë shoqërimin e shtetasit Besnik Marsela, 32 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cërujë, Bashkia Klos.

Ky shtetas, mesditën e sotme gjatë emisionit “Me zemër të hapur”, që transmetohet në televizionin “News 24”, publikisht ka kanosur seriozisht për vrasje shtetasin E.H, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lurë, Bashkia Peshkopi.

Shtetasi i lartpërmendur e kërcënoi për vrasje pasi pretendon se shtetasi E.H. ka bashkëjetuar me motrën e tij, F.M., katër muaj dhe që prej muajit korrik kjo marrëdhënie është prishur pa i dhënë shpjegim motrës së tij për arsyet e ndarjes.

Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Marsela do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje në gjendje të lirë për veprën penale të “Kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje