Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënoi dhe gjobiti drejtorin e shkollës, pranga nxënësit 16-vjeçar

Kërcënoi dhe gjobiti drejtorin e shkollës, pranga nxënësit 16-vjeçar
August 18
11:16 2016

Një adoleshent është vënë në prangat e Policisë së Tiranës teksa u kap në flagrancë duke gjobitur drejtorin e shkollës. 16-vjeçari A. XH. u arrestua në momentin që po i merrte 200 mijë lekë drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Peza” në Kombinat.

Efektivët e Tiranës saktësuan se lekët u morën në formën e kërcënimit, por s’dihet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

“Më datë 17.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh., 16 vjeç (i mitur), banues në Sharrë, Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në orën 10:00, te shkolla 9-vjeçare ”Shyqyri Peza”, Kombinat, u kap në flagrancë në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve, në formën e kërcënimit (gjobëvënies), nga shtetasi R.M., 55 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, Kombinat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë”,- thuhet në njoftimin e policisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje