Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet Pandeli Majko! Çëshja zbulohet nga amerikanët të cilët i kanë dhënë edhe këshillat e sigurisë

Kërcënohet Pandeli Majko! Çëshja zbulohet nga amerikanët të cilët i kanë dhënë edhe këshillat e sigurisë
August 10
11:59 2018

Ministri i Diasporës në Shqipëri Pandeli Majko është kërcënuar, dhe gjithçka e kanë zbuluar amerikanët, të cilët i kanë kërkuar të rrisë sigurinë. Lajmi është bërë publik në një artikull të “Fox News” të gazetarëve Ben Evansky e Rich Edson në bashkëpunim me “Associated Press”, me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”.

Sipas “Balkanweb”, në artikull shkruhet se ministri shqiptar i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarët amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij. Teksa tha se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”, ai shtoi gjithashtu për “Fox News”: “Nuk kam frikë”.

Duke u ndaluar te “fushata e territorit të Iranit në Europë”, në artikull shkruhet: Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë “Fox News” se, ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Sipas artikullit, Shqipëria është e rëndësishme sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.

 

Komento
Shperndaje