Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet me jetë Rudina Magjistari

Kërcënohet me jetë Rudina Magjistari
March 16
12:17 2016

Rudina Magjistari, moderatorja e njohur e televizionit “Klan”, i është  drejtuar policisë për ndihmë. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, Magjistari është kërcënuar me jetë me anë të mesazheve në rrjetin social Facebook nga një 37-vjeçare nga Durrësi, me emrin Viola Sala.

Sipas moderatores, gjithçka ka nisur në tetor të vitit 2015 dhe gjatë këtij intervali kohor, Sala i ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese duke e shqetësuar.

Menjëherë pas kallëzimit, forcat e policisë janë vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes dhe ka nisur procedimin penal të 37-vjeçares.

Shperndaje