Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kërcënohet me jetë gazetari shqiptar

Kërcënohet me jetë gazetari shqiptar
April 21
15:39 2017

Një tjetër gazetar është kërcënuar me jetë pas rastit të gazetares kosovare Arbana Xharra.

Ka qenë gazetari Berat Buzhala, i cili është kërcënuar nga një person me emrin Fitim Boshnjaku.

Vetë Buzhala e ka bërë me dije kërcënimin në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar mesazhet e ardhura në adresë të tij.

Buzhala thotë se personi në fjalë është militant i Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës. Gjithashtu ai ka bërë edhe denoncimin përkatës në polici.

Këto janë mesazhet që i ka dërguar personi në fjalë Buzhalës. /Blitz.al/

Share