Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kërcënohet gazetarja e njohur, vizatohen “kryqe gjaku” në muret e banesës së saj

Kërcënohet gazetarja e njohur, vizatohen “kryqe gjaku” në muret e banesës së saj
April 10
13:58 2017

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka qenë pre e një vargu kërcënimesh ditët e fundit.

Pas shumë mesazheve fyese dhe linçuese në Facebook, sulmuesit kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë dhe në muret jashtë banesës së saj kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigante.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën.

Kryeredaktorja e “Zërit” ka treguar se ka lajmëruar rastin në polici, që po merret tani me hetimet. Kurse më poshtë mund të shihni fotografitë e bëra në vendbanimin e Xharrës në Prishtinë.

Share