Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet Donald Trump!

Kërcënohet Donald Trump!
March 16
13:54 2016

Grupi i hakerave tashmë të njohur për videot e tyre në rrjetet sociale, “Anonymous” (Anonim), ka realizuar një tjetër video, ku i shpall luftë të hapur kandidaturës së Donald Trump për president të SHBA-ve.

Ky grup është i njohur për historitë e vjedhjes së informacioneve  konfidenciale në shtete të ndryshme, por ende nuk dihet nëse edhe kjo video do të ketë suksesin e disa paraardhëseve.

Në video thuhet ekzaktësisht:

“Kjo është një deklaratë për të hapur luftë. Operacioni: Trump. I dashur z. Trump, ne të kemi vëzhguar prej një kohe të gjatë dhe ajo çfarë kemi parë është vërtet shqetësuese për ne. Fushata jote, që drejtohet nga urrejtja, me veprime dhe ide të çmendura nuk ka shokuar vetëm Amerikën, por të gjithë planetin. Donald Trump, mendohu mirë përpara se të flasësh! Ne po të paralajmërojmë. Ne do të kujdesemi të planifikojmë operacionin me të keq kundrejt teje. Parashiko dhunë! Ne deklarojmë luftë.  Hakera, vidheni faqen e uebit të Donald Trump dhe nxirrni të gjitha të dhënat që ky i fundit nuk do që publiku t’i dëgjojë. Ne duam që t’i shkatërroni fushatën dhe ta sabotoni këtë kandidaturë”.

Thuhet gjithashtu se ky grup planifikoi të qëllonte Trump-in vitin e kaluar, pas deklaratës së tij kundër myslimanëve.

 

Shperndaje