Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet Basha, Presidenti Meta thërret drejtuesit e Gardës dhe të SHISH

Kërcënohet Basha, Presidenti Meta thërret drejtuesit e Gardës dhe të SHISH
June 17
13:41 2019

Pas letrës që PD i drejtoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas pretendimit të këtij të fundit që Lulzim Bashës i kërcënohej siguria, edhe institucioni i Presidencës është vënë në lëvizje.

Sipas Balkanweb, Presidenti Ilir Meta, ka thirrur në një takim drejtorin e SHISH dhe komandatin e Gardës së Republikës. Kreu i shtetit ka kërkuar informacione nga dy krerët e këtyre institucioneve të sigurisë, lidhur me kërcënimet që i janë bërë kreut të opozitës.

Ndërkohë, në shkresën që i drejtohet ministrit të Brendshëm, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithsëm të PD-së, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimi që Lleshaj ka mbajtur me një prej punonjësve të Gardës, që njëkohësisht është dhe truprojë e Lulzim Bashës. Në këtë takim është folur për rrezikun që i kanoset kryetarit të opozitës. Në letrën zyrtare thuhet se ministri Lleshaj ka shkelur çdo proçedurë dhe çdo menyrë institucionale të trajtimit të kësaj çeshtje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje