Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënimi nga Shullazi, Mynyr Koni paraqitet tek Krimet e Rënda

Kërcënimi nga Shullazi, Mynyr Koni paraqitet tek Krimet e Rënda
April 28
10:48 2016

Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës, i shpallur fitues disa ditë më parë, është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të dëshmojë lidhur me kërcënimin e bërë ndaj tij përpara zhvillimit të zgjedhjeve në universitete.

Ai do pyetet nga prokurorët për kërcënimin që dyshohet t’i jetë bërë nga Emiljano Shullazi dhe banda e tij. I pyetur më herët, rektori Mynyr Koni ka deklaruar se është kërcënuar nga disa persona që e kishin ndaluar në rrugë, por nuk e dinte nëse ishte Emiljano Shullazi.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që deklaroi fillimisht se akademiku Mynyr Koni ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi që të mos kandidonte për rektor i Universitetit të Tiranës.