Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënimi ndaj Mynyr Konit, reagon Rektorati: Akt i paprecedent, do vijojë garën

Kërcënimi ndaj Mynyr Konit, reagon Rektorati: Akt i paprecedent, do vijojë garën
April 18
13:13 2016

Universiteti i Tiranës ka dënuar aktin e kërcënimit të kandidatit për rektor, Mynyr Koni. Në një deklaratë për mediat, Rektorati shpjegon se kërcënimi kishte si qëllim tërheqjen nga gara të kandidatit Koni. Ai bën me dije se lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë, janë informuar strukturat shtetërore përkatëse.

“Strukturat përgjegjëse janë informuar për ngjarjen e rëndë nga Rektori dhe Dekani i FSHN dhe ato menjëherë kanë marrë masat e duhura, duke vlerësuar seriozisht këtë situatë të paprecedentë në zgjedhjet universitare. Nisur nga mbështetja e organeve shtetërore dhe aktorëve të tjerë, kandidati për Rektor vendosi të vazhdojë garën për Rektor të UT. Gjejmë rastin të falenderojmë strukturat shtetërore dhe gjithë aktorët e tjerë për mbështetjen në këtë gazë delikate të historisë së UT-së”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Rektoratit.

Kjo komunikatë është firmosur nga Dhori Kule, Ervin Demo, Edmond Rapti, Robert Skënderi, Altin Shegani, Sulo Haderi, Shezai Rrokaj, Mynyr Koni dhe Theodhori Karaj. Ajo dënon aktin e paprecedent  të kërcënimit të kandidatit dhe vlerëson se procesi zgjedhor deri tani është zhvilluar normalisht.

Etiketimet
Shperndaje