Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënimi i Neranxit, PBDNJ: Në Himarë po operojnë interesa të errëta

Kërcënimi i Neranxit, PBDNJ: Në Himarë po operojnë interesa të errëta
October 10
13:52 2016

Një ditë më parë u bë me dije lajmi se biznesmeni Nikolla Neranxi është kërcënuar me jetë nga një person nga fshati Livadh i Himarës, i cili i zuri pritë biznesmenit, që ishte në shoqërinë e familjes.

Vetë Neranxi u shpreh se nuk ka nevojë për panik, është thjesht një episod “lufte”. “Ka raste kur ca njerëz ofrohen vetë si armiq edhe kur je në punën tënde duke kaluar një të diel buzë detit”.

Lidhur me këtë kërcënim, ka reaguar Partia  Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që e cilësoi ngjarjen si të rëndë për rendin dhe sigurinë. Sipas kësaj partie, në Himarë janë duke operuar interesa të errëta që synojnë frikësimin e banorëve.

“Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet dhe dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore”,- citohet ndër të tjera në njoftimin e PBDNJ-së. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje