Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënimi i kryeprokurorit, zyra e shtypit: Nuk cenohen hetimet

Kërcënimi i kryeprokurorit, zyra e shtypit: Nuk cenohen hetimet
September 23
17:40 2016

Ditën e sotme u bë me dije lajmi i kërcënimit të kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla. Si pasojë e këtij kërcënimi, kryeprokurori është detyruar të largojë nga vendi familjen e tij: fëmijët dhe gruan shtatzënë.

Bëhet fjalë për një ngjarje që daton rreth dy muaj më parë, kur në telefonin e Adriatik Llallës kanë mbërritur mesazhe kërcënuese anonime. Mësohet se kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, kreun e shtetit dhe Shërbimin Informativ.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një kërcënim serioz, zyra e shtypit e kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë thekson se hetimet nuk cenohen dhe do të vijojnë normalisht.

“Dëshirojmë të theksojmë se si prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i prokurorisë, vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cenim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjitha strukturat e institucionit”, – citohet ndër të tjera në njoftimin për mediat. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje