Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënimet ndaj kryeprokurorit Llalla, dy deputetë kërkojnë seancë dëgjimore

Kërcënimet ndaj kryeprokurorit Llalla, dy deputetë kërkojnë seancë dëgjimore
September 28
11:22 2016

Pak ditë pas bërjes të ditur të lajmit për kërcënimet ndaj Kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u detyrua të largojë nga vendi familjen e tij, mësohet se dy deputetë kanë kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore.

Dy deputetë socialistë, Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko, i janë drejtuar me një letër kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Ata kërkojnë që Braho të thërrasë në një seancë dëgjimore kryeprokurorin Adriatik Llalla që të japë sqarime mbi kërcënimet e përfolura në media kohët e fundit.

Në seancë kërkohet të jenë të pranishëm edhe Haki Çako së bashku me Visho Ajazin. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje