Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënimet, kryeprokurori Llalla u shmanget pyetjeve: Jemi për tjetër çështje

Kërcënimet, kryeprokurori Llalla u shmanget pyetjeve: Jemi për tjetër çështje
October 04
18:29 2016

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj ka qenë i pranishëm edhe prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. I pyetur nga gazetarët lidhur me lajmin e pak ditëve më parë, atë të kërcënimeve ndaj familjes së tij, Llalla ka refuzuar të përgjigjet.

Pyetjeve drejtuar për këtë çështje, Adriatik Llalla iu përgjigj duke thënë se aty ndodhej për tjetër çështje.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryeprokurori theksoi se pjesa më e madhe e prokurorëve janë femra dhe shumë prej tyre dinë të përballen me kërcënimet.

Pas kërcënimeve, kryeprokurori i Republikës së Shqipërisë u detyrua të largojë nga vendi bashkëshorten shtatzënë dhe fëmijët. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje