Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënime të reja ndaj satirikes “Charlie Hebdo”

Kërcënime të reja ndaj satirikes “Charlie Hebdo”
June 29
11:25 2016

Një investigim është duke u kryer në mënyrë diskrete menjëherë pas disa kërcënimeve për vdekje në adresë të gazetës satirike. Mësohet se çështja në fjalë iu nënshtrua hetimit që prej 22 Qershorit, pas publikimit të disa mesazheve adresuar gazetës në llogarinë e saj në “Facebook”.

Mesazhet të cilësuara si “kërcënuese” flisnin për disa anëtarë të “Charlie Hebdo”, të cilët janë në shënjestër.

Një burim i paidentifikuar është shprehur për “Le Parisien” se kërcënime të ngjashme u janë dërguar disa personave, përfshirë redaktorin, brenda një periudhe të shkurtër kohore. Prej sulmit të 7 Janarit 2015, stafi editorial i gazetës u shpërngul nga vendi ku ndodhi sulmi dhe vijon të jetë nën mbrojtje.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje