Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni vërejtje për policinë? Ankohuni te Saimir Tahiri. Ja numri…

Keni vërejtje për policinë? Ankohuni te Saimir Tahiri. Ja numri…
March 24
17:44 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar numrin e tij të telefonit celular në çdo komisariat policie. Ky është një premtim që ministri e bëri publik gjatë analizës vjetore të Policisë së Shtetit, që u zhvillua pak javë më parë.

Nga dita e sotme, numri personal i ministrit u afishua në zyrat ku ofrohet shërbim policor, në pritje të ankesave të qytetarëve. Vetë Tahiri tha se ky vendim i tij u kundërshtua nga bashkëpunëtorët, megjithatë ai është i vendosur të bëhet “avokat” i çdo qytetari që do të ankohet për shërbimin e policisë.

“I nderuar qytetar, për çdo mungesë të shërbimit apo të etikës nga punonjës të Policisë së Shtetit, mirëpres çdo ankesë tënden në numrin tim personal 0682052748, duke të falënderuar për besimin”,- thuhet në mesazhin e ministrit Tahiri.

Etiketimet
Shperndaje