Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këndi te parku i liqenit, dërgohet në prokurori Erion Veliaj

Këndi te parku i liqenit, dërgohet në prokurori Erion Veliaj
April 01
15:57 2016

 

Aktivistët Sazan Guri dhe Arian Galdini kanë paditur kryetarin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të lojërave te parku i liqenit. Mësohet se ata kanë kontaktuar me autoritetet e Prokurorisë së Tiranës, të cilëve u kanë kërkuar të përshpejtojnë veprimet hetimore lidhur shkeljet ligjore të kryebashkiakut.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ata u shprehën:

“Kemi një aktivizëm të admirueshëm civil nga djem e vajza të reja, intelektualë, të cilët janë stacionuar duke protestuar çdo ditë te vendi ku bashkia po kryen veprimet e paligjshme me ndërtimin  te parku i liqenit. Kemi aktivizëm e protestë politike nga ppozita. Kemi artistë e njerëz të njohur të këtij qyteti që po e shprehin kundërshtinë e tyre kundër betonizimit të parkut me mesazhe të qarta publike. Tanimë kërkohet që prokuroria të ndërmarrë të plotë rolin e saj”.

Sikurse edhe në letrën drejtuar ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, Guri dhe Galdini përsëritën përpara prokurorisë se dyshojnë se çështja e parkut të liqenit po përdoret nga Rama dhe Veliaj si një projekt-pilot për të shuar çdo rezistencë, aktivizim qytetar, kundërshti, kriticizëm apo mendim ndryshe.

Komento