Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Këmbët e shpejta, faqja e bardhë”, kryebashkiaku Veliaj dekoron nënkampionen Luiza Gega

August 04
17:15 2016

...

Nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, është dekoruar sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, për këtë arritje të sajën.

Duhet theksuar se Gega dhe trajneri i saj, pas mbërritjes në Shqipëri, u ankuan gjerësisht në media për faktin se nuk janë vlerësuar siç duhet dhe se kushtet e përgatitjes së atletes për konkurse të rëndësishme janë më pak se minimale.

Megjithatë, sot ka qenë një ditë e bukur për sportisten, duke qenë se i është dhënë medalja e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Luiza Gega do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Rio, ndaj dhe ky mund të jetë një ogur i mirë për të.

“Këmbët e shpejta, faqja e bardhë. Në rastin e Luizës kjo nuk është metaforë! I dhamë medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës nënkampiones tonë të Europës në atletikë, e cila na bëri të gjithëve krenarë. Rrugë të mbarë e suksese kampione!” – ka shkruar Veliaj në Facebook, ndërkohë që ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ceremoni dedikuar sportistes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje