Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kelmend Balili është zhdukur, familjarët: Nuk e dimë ku ndodhet

Kelmend Balili është zhdukur, familjarët: Nuk e dimë ku ndodhet
May 13
16:27 2016

Kelmend Balili është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërkohë që familjarët e tij janë shprehur se nuk kanë mundur të kontaktojnë prej ditës së djeshme me të.

Mëngjesin e të enjtjes, mësohet se ai ka shkuar në punë ku ka paraqitur kërkesën për dorëheqje, e cila nuk është pranuar dhe më pas ka ardhur shkresa për shkarkimin e tij nga detyra.

Shtypi grek e ka cilësuar Kelmend Balilin si “Escobar të Elbasanit” që drejton organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në vendet nordike dhe ato të Europës Lindore. Ndërkohë që shteti helen ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, në Shqipëri kanë nisur hetimet. Mësohet se një letër-porosi i është dërguar Greqisë për urdhër-arrestin e Balilit.

Përshtatur nga “Panorama”

Etiketimet
Shperndaje