Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KE rekomandon hapjen e negociatave të kushtëzuara me Shqipërinë

KE rekomandon hapjen e negociatave të kushtëzuara me Shqipërinë
November 09
12:39 2016

Shqipërisë i ndizet drita jeshile për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lajmi ka ardhur nga komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili lexoi progres- raportin e vitit 2016 dhe verdiktin për Shqipërinë.

Hapja e dritës jeshile vjen me kushtëzim për disa sektorë, si reforma në drejtësi, rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe zbatimi i ligjit të Vettingut. “Shqipëria ka bërë progres. Reforma është domethënëse në gjyqësor. Puna për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, prodhimit dhe tregtimit të drogës ka qenë dhe vazhdon”, – tha Hahn.

Ndërkohë, raportuesi i Komisionit Europian, Knut Fleckenstein, tha se Shqipërisë duhet t’i bëhet hapja e negociatave në vitin 2017 referuar punës së bërë vitin e kaluar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje