Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KE: “Apple” duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro

KE: “Apple” duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro
August 30
14:27 2016

Komisioni Europian ka vendosur që “Apple” duhet t’i shlyejë Irlandës 13 miliardë euro të prapambetura. Ky vendim është marrë pas një hetimi 3-vjeçar, nga i cili ka rezultuar se përfitimet e “Apple” në Irlandë janë të paligjshme.

Shteti irlandez dhe kompania “Apple” u shprehën se nuk ishin dakord me këtë vendim dhe do ta apelonin atë. Ky vendim cilësohet si një goditje e rëndë. “Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të mundësojnë përfitime tatimore për kompani të përzgjedhura. Ky është një vendim i paligjshëm referuar rregullave të përcaktuara nga Bashkimi Europian”, – u shpreh komisionerja Margrethe Vestager.

Ajo tha më tej se nga marrëveshja e arritur mes Irlandës dhe “Apple” rezulton se fitimet e tatueshme të kompanisë nuk korrespondojnë me “realitetin ekonomik”.

Në reagimin e saj, “Apple” shprehet: “Komisioni Europian ka nisur një përpjekje për të rishkruar historinë e “Apple” në Europë, duke injoruar ligjet tatimore të Irlandës dhe përmbysur sistemin ndërkombëtar të taksave. “Apple” i bindet ligjit dhe paguan të gjitha taksat që i detyrohen kudo që të veprojë. Ne do të apelojmë vendimin dhe jemi të sigurt se ai do të përmbyset”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje