Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kavajë, makina shtyp fëmijën 5 vjeç

Kavajë, makina shtyp fëmijën 5 vjeç
November 23
10:36 2016

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 5 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia lokale bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish-repartit ushtarak në Kavajë dhe është shkaktuar nga automjeti tip Benz, i drejtuar nga shtetasi A.L, i cili është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegimet e nevojshme për aksidentin e ndodhur.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /Blitz.al./

Komento
Shperndaje