Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kavaja e famshme në shumë pikëpamje…”, Shkëlzeni i publikon Ramës videon ku flet për kavajasit

“Kavaja e famshme në shumë pikëpamje…”, Shkëlzeni i publikon Ramës videon ku flet për kavajasit
June 30
13:42 2017

Para disa ditësh, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka publikuar një video ku duket kryeministri Edi Rama gjatë takimeve të fushatës elektorale ku ai fliste për rrugën që dikur shkohej në Kavajë e ndër të tjera ka folur për kavajasit.

Rama ka përmendur Kavajën me humor e me të qeshura dhe i referohet një konsiderate popullore për Kavajën, që në popull përmendet në rastet kur flitet për personat me orientim seksual ndaj seksit të njëjtë.

“Ndodhte ndonjëherë që të iknim nga Tirana të shkonim në Kavajë për darkë ose për drekë. Nuk bënte vaki. Një Fiore ka qe këtu. Edhe shkonim te Fiorja dhe ktheheshim sepse matanë Fiores ishte shpellë, nuk hyje dot. Tani…por edhe të gjithë njerëzit që kanë ardh…patjetër…pastaj plus që Kavaja është bërë e famshme  nga shumë pikëpamje dhe vijnë të gjithë për ta parë tani, ku është…(qesh) ka edhe këtë atraksionin tjetër që ku janë”,- thotë Rama në këtë video.

Ndërkohë që Shkëlzeni shkruan: “Mos humbisni “konsideratën” e Ramës për kavajasit në një tavolinë ku po ha bukën e tyre. Dëgjojeni me vëmendje deri në fund”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje