Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kaubojsi” i ftuar në SHBA, por jo me delegacionin e Ramës

“Kaubojsi” i ftuar në SHBA, por jo me delegacionin e Ramës
April 10
16:34 2016

Deputeti Eduart Ndocaj do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkurara të Amerikës me ftesë të kongresmenit Dana Rohrabacher. Ka qenë vetë deputeti që e ka bërë publik lajmin në rrjetin social Facebook, ku bashkangjitur ka publikuar edhe ftesën e kongresmenit, kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Azinë.

Në një tjetër letër nga zyrtari amerikan David Smith, shkruhet se deputeti Ndocaj do të jetë në SHBA në kuadër të disa takimeve që do të zhvillohen në Washington D.C dhe Dallas përgjatë datave 12-20 prill. Në këto takime, Ndocaj do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Valentina Ndocaj, këshilltari politik Alban Daci dhe biznesmeni Gentjan Baçuku.

Stafi i deputetit Ndocaj bën me dije se vizita e tij në SHBA do të jetë në të njëjtën ditë me atë të kreut të qeverisë, Edi Rama, por jo me delegacionin e këtij të fundit.

“Z. Ndocaj do të jetë në Washington në të njëjtën ditë që do të jetë edhe z. Rama, kryeministri i Shqipërisë.
Z. Ndocaj nuk është pjesë e axhendës së z. Rama dhe nuk është pjesë e delegacionit të tij.
Z. Ndocaj bashkë me këshilltarin, z. Alban Daci, janë ftuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, i cili është ndër kongresmenët më me karrierë dhe në të njëjtën kohë është kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Azinë, si dhe i Komitetit për Politikat e Jashtme.

Po ashtu z. Ndocaj është ftuar edhe nga Partia Demokratike e Dallasit dhe do të takojë disa kongresmenë dhe jo vetëm”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e stafit të Ndocajt. Në vijim të njoftimit theksohet se është hera e parë në 25 vitet e fundit që një deputet, që s’ka qenë kurrë kryetar i një partie politike dhe as kryeministër apo ministër, merr një ftesë kaq të rëndësishme për në SHBA.

Etiketimet
Shperndaje