Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katër adoleshente torturojnë për vdekje moshataren, i bëjnë gati varrin

Katër adoleshente torturojnë për vdekje moshataren, i bëjnë gati varrin
October 10
21:49 2016

Katër adoleshente në Brazil kanë hapur një varr për bashkëmoshataren e tyre, pasi e kanë torturuar atë për katër orë me shkopinj druri. Shkak për këtë sulm brutal është bërë fakti se ajo cilësohej si “rivale në dashuri” e tyre.

Vajzat, të moshave 13 deri në 16 vjeç, e kanë zvarritur “viktimën” e tyre deri në varrin që kishin hapur për të, pasi e kishin dhunuar dhe lidhur gjymtyrët. Të gjithë skenën tronditëse, ato e kanë filmuar me telefonat e tyre celularë.

E dhunuara ka arritur në kohë të kërkojë ndihmë, ndërkohë që autoret e sulmit ishin larguar për të larë duart e gjakosura. Mësohet se policia gjeti pamjet e rënda në njërin prej telefonave të sekuestruar që i përkiste njërës prej vajzave që u arrestuan në Trindade, qytet i Brazilit.

“Ato më thirrën në shtëpinë e tyre dhe kur mbërrita, nisën të më godisnin. Më pas, ato më lidhën dhe më treguan ku do të më varrosnin”, – është shprehur e dhunuara. Njëra prej të arrestuarave ka deklaruar në polici se ato kishin për qëllim ta vrisnin bashkëmoshataren, por plani nuk ishte përmbushur pasi ishin ndier të plogëta. /Blitz.al/

br1

br2

br3

br4

Komento
Etiketimet
Shperndaje